Historiku i degës së PDK-së në Mitrovicë


Partia Demokratike e Kosovës - dega në Mitrovicë, u themelua në mbledhjen konstituive të Këshillit nismëtar, i mbajtur më 17.11.1999, në ish-sallën e Bibliotekës së qytetit në Mitrovicë. Lista e Këshillit iniciues përbëhej prej gjithsej 45 anëtarëve, qytetarë të respektuar të Mitrovicës. Më 19.11.1999 u mbajt mbledhja e parë e kësaj përbërjeje, në të cilën u zgjodhën Këshilli Drejtues i degës prej 21 anëtarëve, Kryesia e degës prej 15 anëtarëve, Kryetari i degës z. Bajram Rexhepi, dy nënkryetarët, z. Isa Tahiri dhe znj. Zejnie Kela, si dhe Sekretari i degës z. Alush Musaj. 

PDK, dega në Mitrovicë ka mbajtur 4 Kuvende zgjedhore dhe dy Kuvende pune. Dega ka shtrirje në tërë territorin e komunës së Mitrovicës. Aktiviteti në terren mbulohet nga 32 nëndegë dhe 91 seksione.

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë është partia në pozitë në komunën e Mitrovicës. PDK udhëheq pushtetin lokal me kryetarin e komunës z. Avni Kastrati, i cili fitoi zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2009 me 53.12% të votave. PDK është e përfaqësuar me 14 Këshilltarë në Asamblenë Komunale të komunës së Mitrovicës.  

 

Me respekt,                                                                                          

Sekretari i Degës:

                                                                                                            

Dr. sc. Alush Musaj