Valdete Idrizi - Kandidate për Kryetare të Mitrovicës

57

Lajme

Në një ditë të rëndë për qytetarët e Mitrovicës dhe të gjithë Kosovës me rastin e vdekjes së ish-Kryeministrit Dr.Bajram Rexhepi rastisi që PDK në Mitrovicë të merr një vendim shumë të rëndësishëm për qytetarët e Mitrovicës.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës - Dega në Mitrovicë unanimisht e nominoi Valdete Idrizin kandidate për Kryetare të Komunës së Mitrovicës.

Valdete Idrizi është aktiviste e shoqërisë civile, ajo ka qenë fituese e parë e Çmimit për Guxim, të ndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2008 edhe Çmimin tjetër për Paqe, që i është ndarë nga federata evropiane “Optimist Internacional”.

Figura e Valdete Idrizit është unifikuese dhe e dashur për qytetin e Mitrovicës, andaj pa dyshim ajo më 22 tetor do jetë kryetarja e gjithë qytetarëve.

Valja është krenaria e qytetit!