Babushi Gati

36

Lajme

Ky "cubi" i Vetëvendosjes në Mitrovicë, Fidan Ademi, i cili kulturë i ka “babushët” e “kallashnikovët”, pas publikimit të fotografisë së tij me automatik, po rezulton se kulturë të arsyetimit e ka edhe gënjeshtrën.

Prej aeroplanit po vërehet që është kallashnikov i vërtetë, kurse ky paturpësisht gënjen se është lodër.

Si Drejtor për Kulturë, Rini e Sport në Mitrovicë, përderisa po shihet kultura e tij, nuk do shumë koment për ta kuptuar se çfarë modeli kulturor po u jep të rinjve dhe si po kontribuon për kulturën tonë!

Kërkojmë nga prokuroria e shtetit që rastin në fjalë ta hulumtoj, ngase i njëjti është i akuzuar edhe për tentim vrasje të shokut tij të klasës.

Njëkohësisht, kërkojmë nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës z. Bahtiri, që sa më parë ta shkarkojë këtë drejtor, i cili po i nxit të rinjtë për akte dhune!

Mitrovicasit turpërohen prej sojit të tij!