Ministri Ismaili: Mitrovica është kryefjala e të gjitha proceseve në vend

33

Lajme

Ministri Ismaili: Mitrovica është kryefjala e të gjitha proceseve në vend


Nga aktivitetet politike të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Zyra e Komunikimit në këtë degë, ka veçuar tri më të rëndësishmet të znj. Valdete Idrizi, si vijon:

 

TAKIMI ME AMBASADORIN KANADEZ NË KOSOVË

Znj. Valdete Idrizi pati një takim me Ambasadorin kanadez në Kosovë, z. Daniel Makymiuk, e cila fillimisht e falënderoj për vizitën që i bëri Mitrovicës dhe përkrahjen e vazhdueshme  që i ka dhënë Kanadaja Kosovës.

Ajo ka theksuar se, është shumë e lumtur që pas zgjedhjeve të 22 tetorit do të kemi mundësi për një bashkëpunim më të avancuar mes Komunës së Mitrovicës dhe Ambasadës kanadeze sa  i përket realizimit të disa projekteve zhvillimore në të mirë të qytetarëve.

Edhe ambasadori kanadez shprehu kënaqësinë e tij që e takon znj. Idrizi, një grua shumë të guximshme për sfidat e ardhshme  të qytetit të Mitrovicës, qytetit me specifikat të veçanta krahasuar me qytetet të tjera.

Ai konfirmoi edhe njëherë përkrahjen që do t’ia japë Mitrovicës në vazhdimësi, veçanërisht kur qytetin do ta udhëheqin njerëzit siç është znj. Idrizi, e cila me përkushtimin e vet e ka dëshmuar veten në të gjitha fushat.





TAKIMI ME MINISTRIN E SHËNDETËSISË, Z. URAN ISMAILI

Uran Ismaili, Ministër i Shëndetësisë dhe nënkryetar i PDK-së, qëndroi për disa kohë në Mitrovicë, ku u takua me kandidaten për kryetare të Mitrovicës, znj. Valdete Idrizi dhe kryetarin e Degës së PDK-së, z. Avni Kastrati.

Z. Ismaili ka rikonfirmuar edhe një herë përkrahjen e madhe të tij për Mitrovicën. Gjatë takimit kanë biseduar edhe për çështjen e shëndetësisë në Mitrovicë.

Znj, Idrizi e ka njoftuar për sfidat me të cilat ballafaqohet shëndetësia e Mitrovicës dhe ka potencuar një sërë projektesh që parasheh ajo gjatë mandatit të saj qeverisës, ndërsa ministri Ismaili ka përgëzuar për qasjen znj Idrizi që ka në ndryshimin e gjendjes në shëndetësi dhe premtoi se vazhdimisht do ta ketë përkrahjen për realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me këtë fushë, si një prej shtyllave kryesore.

Ai ka thënë se Mitrovica është kryefjala e të gjitha proceseve në vend.

Znj. Idrizi e ka falënderuar ministrin Ismaili, për vizitën dhe përkushtimin e tij në përkrahje të Mitrovicës.

“Me Ministrin Ismaili diskutuam për projektet dhe planet e mia në shëndetësinë primare, marrëdhënien e ngushtë me mjekësinë sekondare, pengimin e sëmundjeve, furnizimin me barna si dhe mënjanimin e shkaqeve të infeksioneve apo sëmundjeve tjera që vijnë nga përgjegjësia e komunës. Bashkërisht do t’i sjellim shumë të mira për shëndetësinë e Mitrovicës dhe qytetarëve të saj”, ka theksuar znj. Idrizi.