Valdete Idrizi

Kandidate për Kryetare të Mitrovicës

Valdete Idrizi, është një aktiviste e paqes, e lindur dhe e rritur në Mitrovicë, Kosovë. Valdetja ka filluar si aktiviste në moshë të re, fillimisht me teatër alternativ në Mitrovicë, në vitet e 90-ta, dhe pas luftës në Kosovë në vitin 1999. Ajo është angazhuar në dialog dhe iniciativa për paqe, për të sjellë paqe dhe normalitet në qytetin e saj, që për fat të keq edhe pas 17 vjet të përfundimit të luftës, qyteti i saj mbetet etnikisht i ndarë. Valdetja është një nga themelueset e organizatës lokale multietnike, Community Building Mitrovica (CBM), e njohur jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan, për të qenë këmbëngulëse dhe të përkushtuar në tejkalimin e hendekut në mes të komuniteteve të ndryshme, duke zbatuar projekte dhe aktivitete të ndryshme në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, duke fuqizuar komunitetet, brezat e rinj dhe gratë në veçanti si dhe duke përkrahur shumë iniciativa të tjera që rrjedhin nga aktivitetet e dialogut, si Mitrovica Rock School, Mitrovica Women Association for Human Rights, Mitrovica Forum, që ende vazhdojnë të jenë shumë aktive për të angazhuar komunitetet nga të dyja anët.